Armando Sadiku po kalon një sezon pozitiv në Spanjë me Cartagena. Në 21 ndeshje në La Liga 2, sulmuesi ka shënuar 7 gola duke qenë edhe golashënuesi kryesor i ekipit dhe një titullar i parpekshëm.

Cartagena ka objektiv mbijetesën në La Liga por golat e Sadikut kanë ndryshuar për mirë objektivat teksa gjenden në vendin e tetë me 32 pikë, aq sa edhe Granada e vendit të gjashtë që të dërgon në zonën Play-Of për ngjitjen në La Liga.

Forma e mirë e tij ka bërë që të vijnë edhe oferta për shqiptarin. Presidenti Belmonte zbuloi se ka refuzuar një ofertë prej 2 milionë eurosh nga Japonia për të.

“Po, kishte ofertë nga një klub japonez për Sadikun, prej rreth 2 milionë eurosh. Kishte disa oferta për të. Por ne e refuzuam, pasi ai ndjehet mirë këtu, është plotësisht i përfshirë në projekt.

Ishin shumë para për një lojtar që kishte pak muaj me ne, por menduam se është shumë e vështirë që të gjesh një 9 të mirëfilltë, aq më tepër një që është bërë pjesë e një mekanizmi që funksionon.”-tha presidenti.