Trajneri Nevil Dede thotë se ndeshja e Tiranës ndaj Vllaznisë, sipas tij, është më e dobëta në 5-6 vitet e fundit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se ofendimet e Da Silva ndaj trajnerit Brdaric, ishin të rënda.
“Ndaj Vllaznisë mund të them se ishte ndeshja më e dobët në 5-6 vitet e fundit për Tiranën. Vllaznia ishte shumë e fortë për Tiranën. Mbrojtja shkodrane fitoi çdo dyluftim. Vllaznia ishte shumë më potente, fitoi në çdo pozicion. Tirana kishte fat që mori 1 pikë.
Në memorien time, mbaj mend që Xhixha, Seferi dhe Gjumsi kanë bërë mirë në ndeshje të mëdha. Bardheblutë nuk kishin pikë referimi. Gjumsi meritonte më shumë minuta.
Mustedanagic bëri shumë mirë për Vllazninë, e bëri mirë rolin e 10. Precedenti me Da Silva është shumë i rëndë. Ofendimet ndaj trajnerit nga lojtari ishin shumë të rënda. Sharjet ishin në anglisht dhe shumë të rënda.”, u shpreh Dede.