Paraqitja e mbremshme e Vllaznise ndaj Tiranes ne “Air Albania” ka marre vleresime maksimale nga shumekush, pavaresisht se ajo nuk arriti dot ta fitonte ndeshjen.

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim pa gola. Tahiri u shpreh se shkodranët dominuan totalisht, por u mungoi vetëm goli.

“Vllaznia tregoi se ka një ekip shumë të fortë, në të gjitha repartet. Tiranës i mori mesfushën. Bëri presion lart dhe mori qarkullimin e topit. Vllaznia ishte në ritëm më mirë se Tirana.

Shkodranëve i mungoi vetëm goli. Të gjithë rastet shkuan te Aralica, i cili humbi 5 raste të pastra. Dendësia në fushën e Tiranës ishte me shumë lojtarë.”, tha Tahiri.