Sfida ne mes Ades dhe Murlanit e mbyllur ne fushe me fitoren 2-1 ne favor te velipojakeve, nuk do te mbyllet jashte saj. Polemikat duket se do te jene te medha teksa nga kampi i Murlanit ka deklarata te forta.

Fillimisht ishte trajneri Xhahysa qe akuzoi vendasit per loje josportive e po ashtu i quajti arbitrat e ndeshjes kamikaze, por nga ana tjeter trajneri i Ades Shytani deklaroi se arbitri nuk ndikoi ne rezultatin e ndeshjes.

Megjithate historia e kundershtimeve ne qendrimet e tyre nuk do te ndalet ketu. Ka qene klubi i Murlanit i cili duke postuar ne faqen e tij deklaraten e trajnerit Xhahysa dhene per “Shkodra Sport”, ka bere edhe vete nje reagim zyrtar, duke perdorur nje gjuhe te ashper.

“Poshtersite ne nje ndeshje futbolli qe duhet te quhet “derbi” per te dhuruar spektakel, nuk kane fund. Nje grup arbitrash pafytyre, kamikaze te vertete, per te krijuar nje dhune ne fushe midis lojtareve, nje delegat arrogant inkompetent qe nuk dinte ku kishte as koken, as arsyen pse ishte aty.

Nje shef policie me dy police per mbarevajten e ndeshjes, qe as ato nuk e dinin pse ishin prezent e çfare sigurie do garantonin. Nje grup security te mbledhur nga rrugaçeria e zones qe hyjne ne fush dhe godasin lojtarin me doreze hekuri.

Nje grup qe shoqeron arbitrat dhe i paguan per te fituar nje ndeshje pa te drejte. Ky esht futbolli shqiptar. Skuadra e Murlanit nuk ka humb ndeshjen se me te njejten skuader si ne ndeshjen e fazes te pare, e poshteruan njerzit e lidhur me federaten e futbollit qe kerkojne te poshterojne futbollin jo per ta zhvilluar.

Murlani do jete dhe me i forte nga kjo poshtersi e ketyre individeve direkt dhe indirekt”- shkruhet ne faqen zyrtare te KF Murlani./SHKODRA-SPORT.COM/