Vokli Laroshi nga dita e sotme nuk është më lojtar i Partizanit.

Portieri qe transferuar te të kuqtë në verën e vitit të shkuar, por asgjë nuk shkoi siç pritej. Elbasanasi nuk luajti asnjë ndeshje në sezonin e shkuar, teksa ardhja e Rexhepit dhe qëndrimi i Hoxhës vulosën të ardhmen e tij.

Duke e pasur të qartë se as në sezonin e ri nuk do të kishte hapësira, “Panorama Sport” mëson se gardiani i ka kërkuar largimin klubit. Ditën e djeshme negociatat janë mbyllur me sukses, me të riun, që nga dita e sotme është lojtar i lirë.

Kukësi është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit, teksa me largimin nga Partizani gjërat bëhen më të lehta për marrëveshjen mes palëve.