Shkupi nuk ka mundur të shkruajë historinë për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League, pasi është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit.
Në një stadium të tejmbushur, bardhëkaltrit e kanë parë veten në disavantazh në minutën e 47-të të takimit, teksa kapiteni shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi harrohet në zonë i vetëm dhe përballë portierit Naumovski nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë. Edhe pse, skuadra shqiptare u përpoq të barazonte shifrat, miqtë kroatë u vendosën mirë në prapavijë, duke mos lënë hapësira.
Kështu, aventura e Shkupit në Champions përfundon këtu. Ndeshja e parë në Kroaci pat përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa humbja e sotme e nxjerr jashtë garës në kompeticionin prestigjioz.
Megjithatë, aventura në Europë për shkupjanët do të vijojë, pasi do të luajnë në Conference League, në raundin e tretë të këtij kompeticioni.
Maringlen ZHIVANI