Derbi i së dielës mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt mund të mos zhvillohet shkaku i të reshurave të borës. Zyra e parashikimit të motit në këtë qytet ka paralajmëruar të reshura bore dhe temperatura nën zero të dielën. Nga moti i lig është kërcënuar edhe derbi tjetër i qytetit mes Liverpoolit dhe Evertonit.

Fusha e Old Traffordit nuk rrezikohet nga bora pasi ajo ka sistem të ngrohjes, por bora mund të rrezikojë shikuesit nga ngricat.