Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Gianluigi Buffon do të mungojë në derbin ndaj Interit. “Zonja e Vjetër” mund të prijë në tabelë në rast fitoreje ndaj zikaltërve, por do të mbetet pa kapitenin e saj, i cili nuk është përfshirë në ekip për derbin italian.

Ky është ekipi i Juves që do të jetë i gatshëm ndaj Interit: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Loria.