Opinion nga Apollon HAXHI
Pas një paraqitje zhgënjyese në pjesën e parë të sezonit 2012-2013 si në kampionatin kombëtar ashtu edhe në Kupën e Republikës, ekipi I futbollit Vllaznia tashmë duket në një trajektore tjetër përpara fillimit të pjesës së dyte të sezonit 2012-2013.
Ndryshimet strukturore te ndodhura ne klub qe paraprine ndryshimet ne presidence dhe ne aspektin teknik te trajningut mendoj se jane ura lidhese per te shpresuar qe ekipi te realizoje objektivat e vena nga klubi ne fillim sezonin aktual.
Nisur nga cfare kemi pare ne takimet pergatitore dhe grumbullimi I te ashtuquajtures minifaze pergatitore duhet pranuar se shihen ndryshime ,qe pa rene ne eufori,jane te ndjeshme.Sipas mendimit tim por edhe me gjere diferencen ne superligen shqiptare e bejne ekipet qe kane nje pergatitje te larte fizike dhe psikologjike duke kaluar ne plan te dyte potencialin tekniko taktik.Nisur nga ky aresyetim ashtu sic edhe jam shprehur shpesh gjate pjeses se pare te sezonit ekipit I nevojitet motivimi I duhur dhe pergatitja e larte fizike.Ne kete aspect ndryshimet e cituara me siper kane luajtur rolin e duhur per te treguar nje fytyre tjeter ne kete pjese te sezonit.Tashme shihet qarte se puna ne grup me idete e vena ne praktike nga trajneri I mirenjohur ArtanBushati po fillon te jape rendimentin e kerkuar.Ndonese duhet pranuar qe ai ka patur ne dispozicion nje kohe relativisht shkurter pune me ekipin,shenjat jane dhene dhe shpresa po rritet.Motivimi I lojtareve dhe kthimi I disiplines per punen qe po bejne, te gershetuar me autoritetin e duhur dhe transmetimin e grintes se munguar jane disa aspekte te punes se tij.Presidenti I ri Z Agron Cela ka transmetuar ne ekip pergjegjshmerine kolektive dhe individuale te secilit duke dhene sinjalin pozitiv se tashme Vllaznia nuk eshte nje ‘mall pa zot”.Publiku I ndjeshem shkodran i ka kapur menjehere keto sinjale gje e cila u reflektua ne takimin miqesor me FK Tiranen ne “Loro Borici”.
Megjithate me gjithe keto ndryshime pozitive ,shpesh ne ambientet futbolldashese shkodrane ka diskutime ne lidhje me merkaton e zhvilluar gjate muajit janar.Duhet pranuar se nuk u plotesuan deshirat e trainerit per forcimin e ekipit me elemente qe bejne diferencen ne repartet ku ata mungojne dhe ‘thembra e Akilit”mbetet mbrojtja dhe kryesisht qendra e saj nje repart I shume diskutuar ne pjesen e pare te sezonit.Largimi I Osmanit,demtimi I Beqirit dhe I Krajes kerkon improvizime qe jane thike me dy presa per Bushatin ne kete fillim sezoni,shto ketu edhe mungesen e portierit Vujadinovic ne ndeshjen e pare ne Korce e ben kete repart shume te brishte.Por nga ana tjeter duhet theksuar ajo cfare po tenton te ndryshoje trajneri ne veprimet mbrojtese ne teresi.Rritja e agresivitetit dhe deshira per te implementuar elemente te futbollit modern si presingu qe ushtrohet kur ekipi humbet topin besoj qe mund kompensojne dificitet ne repartin mbrojtes.E gjithe kjo cfare theksova me siper kerkon nje pergatitje te larte fizike dhe nivele speciale te disiplines taktike(vecori kjo qe ndodh shume ralle ne futbollin shqiptar).Ne pjesen e pare te ndeshjes me KF Tiranen adrenalina e aresiviteti I ekipit te shoqeruar me nje qarkullim te shpeshte te topit (element qe I ka munguar Vllaznise se viteve te fundit) jane nje pjese e asaj cfare mund te pretendohet nga stafi teknik.Ne aspektin taktik besoj qe loja ne grup I pershtatet me mire ekipit ne fazen dhe mundesite qe ndodhet pasi edhe lojtaret nuk kane shume diferenca ndermjet tyre.Skema e perdorur 4-4-1-1 me kater mbrojtes te vendosur ne nje linje,dy mesfushore qendrore atraktiv ne nivelin shkaterrues,dy mesfushore anesore cilesore ne aspektin teknik qe depertojne ne qender, nje fantasist qe ka kualitetin e duhur per pasimin e fundit,qe vendoset si nje sulmues I fshehur dhe nje sulmues I fuqishem qe mban ekipin para duke e mbajtur topin ne rolin e nje torre,jep mundesi per lojen ne grup dhe eshte taktikisht bashkohore qe perdoret njekohsisht dendur ne futbollin modern.
Pasi trajtuam ate cfare po ndodh me Vllaznine ne kete periudhe.duhet permendur se ne fund te fundit eshte rezultati ai qe te jep krahe,te ngre moralisht,te mbush stadiumin me tifoze dhe te stabilizon ne aspektin sportiv.Ndeshjet e para te shoqeruara me piket e marra e ngjitjen ne klasifikim do te bashkonin deshiren me realitetin,do te nxisnin me tej stimulin dhe punen qe po behet ne ekip.Pyetja qe shtrohet sot eshte se a jane mundesite qe FK Vllaznia te kthehet aty ku e ka vendin si protogoniste e futbollit shqiptar ne eliten e tij.Pergjigja qe mendoj qe duhet te jepet eshte tek besimi qe duhet te kemi te gjithe ne tifozet dhe dashamiresit e kesaj skuadre per ndryshimin qe po ndodh.