Eden Hazard së shpejti do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli. Lajmi është bërë i ditur nga media angleze “Daily Mail”.

Ata shkruajnë se 32-vjeçari nuk do të ndryshojë vendim pavarësisht përpjekjeve të miqve të tij për ta bindur për të kundërtën

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, ai refuzoi disa oferta, përfshirë atë të Vankouver Uajtkaps, disa klubeve të Arabisë Saudite dhe franceze.

Duke mos gjetur një ekip që dëshironte, Hazard ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe ti japë lamtumirën futbollit të luajtur.