Me humbjen e pesuar ndaj Tiranes, ndonese ende jo matematikisht, Kukesi eshte thuajse i rene nga Superliga. Trajneri Bledar Devolli eshte ende i inatosur me arbitrat e kesaj ndeshje, te cilet sipas tij me vendimet qe moren, vendosen fatet e ndeshjes.

Ne prononcimin e dhene per mediat, ai ka “çuar ne qiell” lojtaret e tij duke thene se me to do te shkonte edhe ne lufte ne Ukraine dhe jo me te luante futboll. Ja deklarata e plote e trajnerit te Kukesit:

“Kujt t’ia vë fajin?! Unë nuk e di… Bravo u qoftë këtyre djemve. Më vjen keq, sinqerisht, se në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Dyshim dhe zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë.

Specialistët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës siç punojnë të gjithë. Dhe na ikin djersa e mundi kot… Megjithatë, bravo u qoftë këtyre djemve. Janë thjesht fantastikë. Për Zotin, me këta djem iki në Ukrainë, jo më në ndeshje futbolli…

Gjykimi? Për çfarë ta takoj arbitrin Ferataj? Thjesht e takova pas ndeshjes në fushë, sepse këtu e kanë bërë shtetrrethim. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon. Se kështu nuk e takoj dot”.