Java e 13-të e Kategorisë Superiore sot ka edhe dy ndeshje të tjera në kalendar, të cilat nisin në orën 13:00. Vllaznia do të presë Laçin në të ashtuquajturin derbi i Veriut, kurse Lushnja Partizanin në një ndeshje ku pritet një lojë shumë e ngjeshur e lagunarëve për të marrë pikë.

Gjyqtarët të cilët do të mbajnë drejtësi në “Loro Boriçi” dhe “Roza Haxhiu” janë respektivisht Andi Koçi dhe Remzi Sadiku. Emrat e tjerë të zyrtarëve të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin sa më rregullt të takimeve janë si më poshtë.

Vllaznia – Laçi
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Klajdi Kola

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Lushnja – Partizani
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Enea Jorgji

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Albano Janku