Atë që nuk e bënë dot Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, Erkand Qerimaj e ka bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm peshëngritësja Romela Begaj, që në Botërorin që po zhvillohet në Anaheim të Amerikës ka fituar dy medalje, një të artë dhe një të argjendë në peshën 69kg. Një paraqitje e shkëlqyer e shtangistes kuqezi, që vari në qafë të artën në stilin e shkëputjes, ku i realizoi të trija provat, duke ngritur 107kg.

Në shtytje ajo u klasifikua në vendin e pestë, me 128kg, ndërsa në dygarësh Begaj u rendit e dyta, me 235kg, duke fituar edhe medaljen e argjendit. Një rezultat fantastik i peshëngritëses shqiptare, që arriti të marrë dy medalje në Botëror dhe ngriti lart flamurin kuqezi.

Gara në stilin e shkëputjes është fantastike për Begajn, aty ku ajo ndërtoi suksesin e saj, pasi i realizoi me sukses të trija provat, duke marrë medaljen e artë. Shtangistja kuqezi ngre me sukses fillimisht 103kg, më pas 105 dhe e mbyll këtë disiplinë më 107kg, duke marrë medaljen e artë me 1kg më shumë se rivalja e saj kolumbiane.

Në stilin e shtytjes Begaj realizon me sukses provën e parë me 125kg dhe më pas nuk gabon edhe me 128kg, duke e realizuar me suskes provën e dytë. Në provën e tretë ajo nuk arrin të ngrejë 131kg, duke u dëmtuar në shpinë dhe e mbyll stilin e shtytjes në vendin e pestë. Porn ë dygarësh Begaj kap sërish zonën e medaljeve, teksa me 235kg renditet e dyta dhe merr medaljen e argjendit, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer.

Në podium ajo ngjitet bashkë me flamurin kuqezi.