...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDevolli: Vllaznia nuk e rrezikoi asnjëherë portën tonë, Tafas ishte spektator

Devolli: Vllaznia nuk e rrezikoi asnjëherë portën tonë, Tafas ishte spektator

Kukësi e ka nisur me fitoren fazën e katërt të Superiores duke mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0. Pas përfundimit të sfidës, foli edhe trajneri Bledar Devolli.

“Për mua është fitore e katërt pasi nuk pësuam gol, u treguam të zotë nuk i lamë hapësira Vllaznisë. Në pjesën e dytë kërkuam të bënim presing se mbrojtësit e tyre kanë problem me topat e gjatë, markuam Balajn, zgjidhëm problemet me krahët, por bravo i qoftë futbollistëve që sakrifikuan dhe ja ku janë rezultatet.

Kemi 7 mungesa, Recci, Murati, Selita, Rivas, Rashiti, Lleshi dhe Da Mota. Iu kam thënë që në ditën e parë lojtarëve që do tju vijë mundësia të luajnë por me rregulla, të sakrifikojnë dhe të luajnë. I kemi armët për ti bërë dëm ccdo ekipi, në pjesën e dytë portieri ynë ishte spektator.

Në pjesën e parë i pritëm tek harku i mesit të fushës, nuk patëm rrezikshmëri përvecc dy rasteve të para, por shyqyr zoti kemi shtatlartësi, dhe ata këtë gjë bëjnë me topa të gjatë në Korccë. Vllaznia nuk e rrezikoi asnjëherë portën tonë.

Këta djem kanë fituar besim si me tifozë dhe pa tifozë, na ndikoi shumë mirë ndeshja me Partizanin, disa herë jemi ndikuar nga episode dhe gabime individuale, por janë djem të rinj dhe duhet të vazhdojnë përpara. Kemi dy javë kohë për të punuar, kemi një kundërshtar të fortë, do vazhdojmë kokën poshtë me punë duhet të mbajmë entuziastin, ta mbajmë flakën ndezur, mos ta fikim”, tha ai për “MCN TV”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.