Mund të ishte ende në Tiranë duke stërvitur Dinamo Sitin, por gjashtë humbje në nëntë javë kampionati ishin një argument i mjaftueshëm për të dhënë dorëheqjen.
Dy fitore dhe njabarazim në aventurën shqiptareishin si pika uji në oqean për Luixhi di Biaxhon, i cili tashmë nga Itali bën opinionistin për emisione të ndryshme. Ish-mesfushori i Romës dhe Interit ka dhënë pikërisht mendimin e tij për këto skuadra, duke u ndalur fillimisht te lufta për titull që sheh protagoniste skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi.
“Interi ka diçka më shumë se rivalet etjera dhe kjo është mjaft e dukshme, si në numër lojtarësh,ashtu edhe në cilësi.
Thënë kjo, edhe Interi pati marrë arratinë edhe dy vjet më parë, por më pas pati probleme, ndaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Por nëse më kërkohet një parashikim për luftën e titullit në Serinë A aktuale, atëherëdo të përmendja patjetër Interin”.
Nga Milano zikaltër në Romën verdhekuqe ku luajti për katër sezone e një total prej 140 prezencash mes kampionatit dhe kupave të ndryshme.
“Roma e nisi disi keq sezonin, por ndeshje pas ndeshje shohlojtarët të rriten dhe po bëhen një ekip i vështirë për t’u përballur. Skuadra ka ndryshuar gjatë verës, por edhe dëmtimet e kanë penalizuar jo pak, megjithatë më duket se ekanë marrë veten.
Të gjithë e shohim se çfarë po bën Zhoze Murinjo në Romë, me empatinë dhe ngrohtësinë e tij me tifozët. Portugezi është një trajner i madh e po di të marrë më të mirën nga i gjithë ambienti romanist”.