Paulo Dibala është një nga lojtarët më të mirë të Juventusit, tek i cili mbëhstet e tashmja, por edhe e ardhmja e bardhezinjve. Atij i është dhënë shumë besim pasi mban mbi shpatulla numrin 10 që kishte Del Piero, legjenda e gjallë e klubit.

Në një intervistë për median franceze “Telefoot”, Dibala ka trazuar disi ujërat duke thënë: “Vëshirë të dish se çfarë të rezervohet. Në futbollin e ditëve të sotme, tani luan për një ekip dhe nesër nuk e di me kë do të luash. Në çdo rast unë jam shumë mirë tek Juventus, jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem.”