Ne pritje te permiresimit te situates ne vend dhe te rifillimit te kampionatit, tek Vllazna e basketbollit te meshkujve eshte koha per te bere edhe llogari.

Kuptohet qe pas deshtimit per te fituar Kupen e Shqiperise (Vllaznia humbi ne finale ndaj Goga Basket), ajo do ta provoje serish per te fituar tashme titullin kampion. Madje ketu vemendja do te jete e perqendruar maksimalisht pasi ka nje arsye me teper per ta bere kete gje.

Ka qene sekretari i shoqates se basketbollit “Vllaznia” Blendi Dibra ai qe e ka zbuluar ate kur ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Jemi te fokusuar maksimalisht tek fundi i sezonit. Duke shpresuar qe ndeshjet te tifillojne shpejt dhe kampionati t’i rikthehet normalitetit, Vllaznia do te synoje me te gjitha forcat qe te arrije objektivin madhor; Shpalljen kampion.

Siç e dini, Vllaznia ka fituar deri me tani 9 tituj kampione dhe jemi ne pritje te titullit te 10-te, pas te cilit siç dihet, vendoset ylli ne fanelle. Mezi e presim kete gje dhe do te bejme çmos per t’ia dale”.

Por nderkohe, perveç titullit kampion, Vllaznia ka objektiv edhe fitimin e nje tjeter trofeu, ate te Superkupes. Ekipi shkodran si finalist i Kupes, do ta luaje kete trofe ndaj Goga Basket dhe padyshim qe do te synoje fitoren, megjithate objektivi paresor padyshim qe eshte titulli kampion dhe…ylli ne fanelle.
www.