Objektivi Euro 2024 tashmë është në duart e Silvinjos. Trajneri brazilian ka marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare për 18 muajt e ardhshëm dhe përpara e pret një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë.

Silvinjo ka treguar përshtypjet e tij të para për shqiptarët gjatë një interviste për “Top Channel“-in.

Impakti i parë ka qenë pozitiv për brazilianin, të cilit i ka bërë përshtypje mirësjellja dhe bujaria e popullit që pret të përjetoj emocione të bukura nga kuqezinjtë.

“Njerëzit janë shumë bujarë, të sjellshëm. Më bën përshtypje që edhe të detyrojnë të hash. I thonë kujtdo që këta janë të huaj, janë miqë të e mi dhe miku nuk preket. Të shohësh këtë mirësjellje, ushqim, kafe, një përqafim në këtë botë ku po jetojmë është diçka e rrallë”, ka treguar Silvinjo.