Egnatia ndodhet në Ohër ku po përgatit sezonin e ri në Superligë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka një detyrë të vështirë në elitë, me klubin që ka bërë disa përforcime në merkato.

Skuadra me president Agim Demrozi nuk është ndalur me kaq, duke prenotuar edhe një afrim të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, 26 vjeçarin Fernando Medeiros da Silva.

Shtatëlarti ka mbyllur akordin me rrogozhinasit, teksa do mbërrijë brenda një jave në Ohër.

Me eksperiencë të gjatë në ligat e vendlindjes dhe Portugali, sulmuesi qëndror ka dalë nga Santos, teksa ka luajtur edhe me Bahia. Në 10 ndeshjet e sezonit të shkuar, Fernando shënoi edhe 2 gola me Betim-Futebol.