HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREDinamon mundet edhe nga Tomori, trajneri Dede drejt shkarkimit nga pankina blu

Dinamon mundet edhe nga Tomori, trajneri Dede drejt shkarkimit nga pankina blu

Dinamo ka pesuar nje tjeter disfate ne kampionat duke e leshuar ne kete menyre edhe perfundimisht vendin e pare ne renditje, vend qe tashme i takon Skenderbeut. Madje, ne rast fitoreje edhe te Flamurtarit, mund te perfundojne ne vendin e trete.

Nje situate disi e pakuptimte kjo per skuadren me shume emer, tradite e trofe ne futbollin shqiptar dhe me siguri qe pas humbjes se sotme ndaj Tomorit ne shifrat 0-1, me shume siguri qe edhe trajneri Nevil Dede nuk do jete me ne krye te Dinamos.

Humbja e sotme ndaj beratasve ne ndeshjen e luajtur ne Tirane ka qene e pakuptimte, per me teper nga fakti qe Tomori prej minutesh se 15-te ka luajtur me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te Solomon.

E kur pritej qe te ishte Dinamo skuadra qe do te shenonte nga momenti ne moment, ka qene Dushkaj qe do te shenonte per miqte ne minuten e 92-te dhe ne kete menyre Tomori ka triumfuar ne “Selman Stermasi” me rezultatin 1-0.

DINAMO- TOMORI 0-1

Shënues: Dushkaj ’92

DINAMO: Krosta, Vokrri, Zhivanaj, Dikson, D. Ivan, Daja, Preloshi, Allmuça, Danaj, Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede

TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Ismailaj, Deliu, Fejzaj, Çaço, Solomon, Emini.Trajner: Klodian Arbëri

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments