Klubi i Kamzës ka marrë sot një tjetër goditje të rëndë. Nese pak kohe me pare, ekipi i te rriturve u perjashtua nga Superliga duke e zbritur direkt ne kategorine e dyte, nje gje e tille thuajse eshte perseritur sot per here te dyte.

Kamza u përjashtua nga Kategoria Superiore, për shkak të dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në takimin me Laçin. Por nga ana tjeter ekipi U17 i ketij klubi nuk eshte paraqitur ne disa ndeshje te kampionatit pa asnje shkak dhe si rrjedhoje, Federata e ka perjashtuar edhe ate.

“KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët”, ky ishte dënimi që ka publikuar Komisioni i Disiplinës ditën e sotme.

Kamzalinjt◄ tashmë në sezonin e ardhshëm do t’i bëjë llogaritë për të rinisur nga Kategoria e Dytë.