Dita e sotme ka rezervuar një transfertë të vështirë për Djelmninë Shkodrane në kampionatin e Kategorisë së Parë të moshave U-17, për llogari të javës së gjashtë. Kështu, bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Flamurtarit U-17, teksa kjo përballje do të luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 14:00.

17-vjeçarët e Djelmnisë, të drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, kanë arritur tre fitore dhe dy barazime në pesë javë kampionat të luajtuara, teksa edhe ditën e sotme, pavarësisht kundërshtarit, do të synohet një tjetër trepikësh, për ta mbajtur Djelmninë Shkodrane U-17 në ekipet e kreut.

Kjo ndeshje pritet të jetë interesante në fushën e lojës dhe poashtu, edhe një përballje që mund të prodhojë mjaft rivalitet gjatë 90-minutëshit. Megjithatë, padyshim që ekipi shkodran do të futet në fushë me objektivin e vetëm për ta fituar këtë ndeshje, falë edhe punës së mirë që po bën trajneri Arbër Shytani me këtë skuadër.

Takimi në fjalë Flamurtari-Djelmnia Shkodrane U-17 është planifikuar të luhet ditën e sotme në orën 14:00 në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Maringlen ZHIVANI