Ne momentet me decisive te kampionatit, ate e ka shoqeruar mungesa e fatit. Fillimisht u ndeshkua me kartonin e katert te verdhe dhe me pas, u demtua, duke bere qe te humbase disa nga ndeshjet qe ai do te deshironte te ishte ne fushe per te ndihmuar skuadren e tij.

E kemi fjalen per sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjevic. Ka mundur ne dy ndeshjet e fundit per arsye demtimi dhe pritet te mungoje edhe te shtunen ndaj Tiranes.

Demtimi ne pulpe vazhdon ta shqetesoje dhe si rrjedhoje edhe sot ka qene i pranishem ne seancen stervitore te kuqebluve por pa arritur te stervitet dot me grupin.

Sebashku me stafin mjekesor po punon fort per te bere te mundur te pakten pjesmarrjen ne fushe ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit si dhe ne finalen e kupes ndaj Laçit, per te ndihmuar skuadren ne arritjen e objektivave te saj.

Djurdjevic erdhi veren e shkuar tek Vllaznia dhe qe ne ndeshjet e para u shfaq protagonist duke shenuar dy gola ne ndeshjen qe kualifikoi kuqeblute ne ndeshjen e Conference League ndaj Shiroki Brijeg.

Por nderkohe gjate sezonit te ri nuk ka rene shume ne sy duke mos e ndihmuar aq sa duhet Vllaznine, megjithate ai ka vlera dhe si rrjedhoje meqenese vlerat e ti dihen, atehere duhet shpresuar deri ne fund qe te jape kontributin e tij edhe ne kete fund- sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/