Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Do kemi dhurata në janar', Refik Halili: Shpresoj që vit për vit...

‘Do kemi dhurata në janar’, Refik Halili: Shpresoj që vit për vit të fitojmë një trofe

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin që bardheblutë arritën në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat Halilu deklaroi:

“Dihet që të fitosh një trofe është e rëndësishme, duhet shumë punë. Unë përgëzoj gjithë tifozerinë tonë, në veçanti futbollistët që janë të mrekullueshëm, stafin.

Jam i gëzuar, iu shtua klubit tonë edhe një trofe më shumë. Krenar ndihem për këtë gjë. Nga vit në vit shpresojmë të fitojmë një trofe, do të jetë gjë shumë e mirë.

Ti marrim gjërat me radhë, së pari duhet të përqendrohemi në kampionat, është shumë i gjatë. Kjo mbaroi të gëzojmë sonte, pastaj të shikojmë, presim gëzime në kampionat. Do kemi edhe dhurata në janar besoj”, u shpreh Halili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments