Kishin shpresa deri ne fund, por ne fakt gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe Erzeni pas humbjes se sotme 0-2 ndaj Tiranes, thuajse i ka dhene lamtumiren Superliges, pavaresisht se ka edhe kater jave nga fundi i kampionatit.

Nje gje te tille e ka pranuar edhe vete trajneri Alfred Deliallisi i cili e ka thene kete gje ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes se sotme:

“E pësojmë golin me një brishtësi të madhe, humbim raste nga pesë metra që nuk e di si mund të gabohet. Menduam t’i përshtateshim kundërshtarit, se nuk po shënonim shumë gola. Nëse ne do të kishim shënuar sot në rastet tona, mund të kishte tjetër histori ndeshja. Jemi shumë të brishtë në mbrojtje, me një rast në portë pësojmë gol. Nuk mendoj se sot Tirana ka shënuar me meritë golin e parë, ia dhurojmë ne. Nuk do të ndryshoja asgjë në vendimet e mia sa i përket skemës dhe formacionit.

Kundërshtarit nuk i duhen 10 raste apo 12 raste, me një rast na vjen dhe na ndëshkon. Merkato e janarit ishte fatale për ne, lojtarët që erdhën nuk u përshtatën dot dhe jemi thuajse me të njëjtët lojtarë që kemi qenë më parë. Mbijetesa tani duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur