Veleçiku ia doli te fitonte ndeshjen e pare te fazes play-off, ate ndaj Naftetarit, madje me rezultat te thelle 4-0 dhe ne kete menyre ka siguruar kualifikimin per ne finalen e grupit A.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri Dritan Smajli per “Shkodra Sport” u shpreh: “Nje fitore mese e merituar e jona. Ne pjesen e pare pavaresisht se nuk shenuam, kemi bere mire dhe prandaj ne dhomat e zhveshjes i kam pergezuar futbollistet dhe u kam thene te vazhdojne te luajne ne ate menyre.
Ne pjesen e dyte krijuam nje volum te madh loje, krijuam raste shenimi dhe i realizuam. Me vjen mire qe edhe Shekaj pas humbjes se 11-metershit, arriti ta rigjente golin. Ne teresi them se ishte nje paraqitje dinjitoze e Veleçikut ne kete perballje.
Tashme nuk na mbetet gje tjeter veçse te luajme keshtu edhe ne ndeshjen e ardhshme qe do te jete me Valbonen dhe qe sigurisht edhe ndaj saj do te futemi ne fushe me objektivin e qarte per te fituar”./SHKODRA-SPORT.COM/