Tirana-Dinamo 1-0 Dejvid 69′

Arsyeja se përse Tirana është kampione e Superiores në këtë sezon, megjithëse jo zyrtarisht e shpallur, gjendet në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos.

Bardheblutë arritën që të realizonin në të 69 me anë të Dejvid, i cili shfrytëzoi pasimin fantastik të Xhixhës.

Ndeshja nisi me aksione të shumta të Dinamos dhe një rast të artë që u shpërdorua nga Lilaj. Në fund, ishin sërish dinamovitët që kishin mundësinë e barazimit.

Por nga fare pranë, Agim Ibrahimi nuk ka mundur dot të shënojë dhe Bekaj arriti që të evitonte golin në minutën e 86, duke i pritur penalltinë. Duart e arta të Visarit po e afrojnë Tiranën me titullin…