Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një prononcim për Supersport pas hedhjes së shortit, e sheh pozitiv këtë grup, dhe thekson se mund të luajmë për një vend të dytë.

Si ishte ky short?

Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.

Kishit preferenca kur hidhej shorti?

Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.

Kosova?

Jam në tavolinë me trajnerin e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë, janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë, dhe mund të fitojnë edhe në Wembley.