Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka komentuar shortin e hedhur në Dublin për kualifikueset e Euro 2020 dhe në një lidhje për “Supersport”, ai u shpreh se shorti nuk është i keq ndërkohë që ka pranuar se ndaj Turqisë e Francës, mund të bëhen paraqitje të mira.

“Për mundësi e shanse është shumë e vështirë të flasim tani, por është kënaqësi të luajmë kundër kampiones së botës. Kemi pasur eksperiencë të mirë me ta, Edhe me Turqinë kemi pasur rezultat të mirë, Islanda ka ecur shumë përpara, është një kundërshtar shumë i fortë, ku i dihen shumë cilësitë. Islandën e Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Po ia dolëm këtyre ndeshjeve kemi shanse të mëdha të kalojmë.

Besoj se Islanda është më e vështirë për të luajtur se është një ekip që asnjëherë nuk nënvlerëson kundërshtarin, janë gjithmonë të përgatitur, janë të përkushtuar, luftojnë për çdo metër në fushë, Kanë fituar shumë vetëbesim në vitet e fundit, Turqia ka ndërruar trajnerin.

Kosova? Është e vështirë për të folur për skuadra që nuk i njoh mirë, sa për të fituar për të kaluar grupin, pro për kosovarët ndeshjet me Anglinë e Malin e Zi do të jenë ndeshje të jashtëzakonshme, me euforinë që kanë mund të arrijnë rezultate shumë të mira, jo vetëm me Anglinë por edhe ne Malin e Zi, ku do i përkrahim shumë”, u shpreh Mavraj. /VipSport/