Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në emisionin Sport News Plus të moderatores Enxhi Biba komentoi largimin e Edi Martinit dhe Gugash Maganit nga skuadrat e tyre respektive duke u shprehur:

Largimi i Edi Martinit

“Martini ka zhvilluar karrierë të suksesshme te Teuta, e kanë filluar keq kampionatin si kampione që është, ndoshta kjo është arsyeja që dha dorëheqjen. Për mua është vendim profesional i tij, ai i di më mirë gjërat në klub. Teuta kishte javë që nuk po reagonte në nivelet e sezonit të kaluar, dhe ndoshta kjo e ka shtyrë të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”.

Largimi i Gugash Maganit

“Janë dy largime të ndryshme, Martini ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Magani është shkarkuar për largime rezultatesh. E shoh si veprim të nxituar, më erdhi keq. Është faza e parë, skuadrat janë deri diku jo shumë të distancuar, megjithatë këto i dinë mirë drejtuesit dhe trajnerët. Mu duk veprim i nxituar, sepse e ka ndërtuar vetë skuadrën e njeh me detaje, dhe duhej kohë e gjatë të vazhdonte punën dhe të kërkohej llogari.’’