Fillimi jo edhe aq brilant i kampionatit nga shumë prej skuadrave me pretendime të mëdha ka bërë që të nisin menjëherë diskutimet për largimin e trajnerëve të ndryshëm në Superiore. Një prej tyre është edhe Shpëtim Duro, i cili në drejtimin e Kukësit nuk ka marrë ende rezultatet që priteshin nga skuadra e e tij.
I pyetur pas sfidës nëse e mendonte se mund të shkarkohej nga presidenti Gjici, i cili njihet për ndryshimet e vazhdueshme në pankinë, Duro bëri të qartë se nuk do ta priste atë moment.
“jam nëj trajner që kur kam ardhur këtu, kam bërë kontratë. Sigurisht, nëse Kukësi do dalë jashtë objektivave, nuk ia lejoj vetes të vazhdoj, e kam vetë si natyrë, nuk i bëhem barrë klubit.
Por jemi në fillim, ka pak diferenca, jemi në luftë. Ekipi tregoi vlera pavarësisht mënyrës se si erdhi humbja”, tha Duro para gazetarëve. trajneri qe para shtate vitesh ka drejtuar per disa muaj edhe Vllaznine./vipsport/