Willian e pranon se Brazili ka shumë presion dhe kjo gjë mund të ndikojë në performancat e skuadrës në Botërorin e Rusisë.

Në konferencën për shtyp përpara mediave, mesfushori i Chelseat thotë se skuadra po stërvitet mirë dhe të gjithë kanë besim se mund të bëjnë mirë.

Është e vërtetë që Brazilin e shohin të gjithë si favoritë dhe presin që ne të ngremë trofeun.

Edhe ne lojtarët duam, por nuk është e lehtë. Sigurisht që do të bëjmë gjithçka”, tha Willian.

“Tite? Është i qetë dhe ne duam të bëjmë gjithçka që na kërkon në stërvitje. Kërkon ta shmangë presionin, por është e pamundur sepse e dimë që të tjerët presin shumë nga ne”, theksoi Willian në konferencën për shtyp.