Ditët e fundit po flitet shumë për çështjen e trajnerit të ri të Partizanit.

Në skenë kanë dalë disa emra, të huaj dhe vendas. Nga këta të fundit, më së shumti po flitet për ish- trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu.

Por vetë ky i fundit, i kontaktuar nga “Sport Ekspres” mohon të ketë kontakte me drejtuesit e klubit.

“Ka shumë fjalë në lidhje me këtë gjë por në fakt mund të them se nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e këtij klubi”.

Aktualisht Cungu është i papunë që nga fundi i muajit tetor kur vendosi të largohej nga drejtimi i Vllaznisë.

Atij nuk i kanë munguar ofertat as në janar dhe po ashtu edhe tashmë.

Madje, ditët e fundit u fol edhe si mundësi për uljen e tij në pankinën e Laçit por kjo gjë nuk u realizua sepse në atë post dje u emërua Besnik Prenga.

A do të jetë trajner i Partizanit? Kurrë nuk duhet thënë kurrë megjithëse deri më tani nuk ka asnjë sinjal zyrtar në këtë drejtim.
© shkodrasport.com