Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas barazimit përballë Erzenit.
“Kampionati është shumë i fortë, i ekuilibruar. Kishim përballë një skuadër shumë të fortë dhe duke parë zhvillimin e ndeshjes, jam i kënaqur me lojën e bërë. Sidomos në pjesën e dytë, shënuam të parët. Erzeni na barazoi menjëherë, por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
Kam dyshime për golin e anuluar. Tani e pashë, për mendimin tim nuk ishte faull. E njëjta situatë na ndodhi edhe në Shkodër. Respekt për Erzenin, kishim shanset tona për të fituar ndeshjen. U thashë djemve që dy tre episode do të vendosin këtë sfidë, por nuk na lejoi gjyqtari, pasi me skuadrën jam shumë i kënaqur.
Presioni i Europës? Ne jemi në pozita të mira, por ky kampionat do jetë shumë i ekuilibruar. Ne jemi aty, barazimi nuk është dramë. Nuk e shoh si rezultat negativ, por ndikoi edhe vendimmarrja e arbitrit”, ka thënë Duro.