Te Vllaznia duket se puna nuk ka të ndalur. Shkodranët nuk e kanë ndalur stërvitjen, pavarësisht ndeshjes së luajtur dje ndaj Kastriotit, e cila u fitua me rezultatin e ngushte 1-0 me golin e Latifit.

Sot, ekipi kuqeblu është parë në stërvitje në fushën sportive “Reshit Rusi”, ku nen drejtimin e trajnerit Brdariç ka qene pjesa e lojtareve qe nuk ka luajtur diten e djeshme, nderkohe qe titullaret kane zhvilluar nje seance rigjeneruese.

Ne kete seance te sotme, ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne stervitje edhe e dy futbollisteve te ekipit U19. Behet fjale per portierin Leonard Kaçaj dhe sulmuesin Antonio Delaj. Ato i jane shtuar kesisoj edhe Paulo Pjeshkes, nje tjeter 18 vjeçar i cili ka kohe qe po stervitet me ekipin e pare.

Si Kaçaj ashtu edhe Delaj ata kane marre vemendjen e duhur te stafit teknik te ekipit te pare dhe kjo padyshim qe do t’i beje ata te jene me te motivuar per te bere mire edhe ne ekipin U19 me te cilin ndodhen aktualisht ne vendin e pare te renditjes.

Por nga ana tjeter, me pranine ne stervitje me ekipin e pare, kane mundesi t’u tregojne vlerat e tyre edhe trajnereve te ketij ekipi sepse dalengadale po vjen fundi i sezonit dhe drejtuesit po bejne gati edhe kontratat me lojtaret e rinj qe kane spikatur.
Maringlen ZHIVANI