Lëvizje në formacionin më të mirë deri në javën e 18-të të Abissnet Superiore. Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport javë pas jave publikohet formacioni me lojtarët që kanë regjistruar të dhënat më të mira statistikore.

Kështu, në portë vijon të mbetet Visar Bekaj i Tiranës, sikurse edhe Hoxhallari, Limaj e Seferi që janë prej javësh të paprekshëm. Pjesa tjetër e prapavijës ka ndryshuar e gjitha.

Albion Marku ka parakaluar Gurishtën, Ilir Allmuça Mustën dhe Mevlan Adili Bruno Lulajn.

Në mesfushë Latifi, Lushkja e Basa vijojnë të jenë pjesë e më të mirëve, sikurse edhe Guindo në sulm. Siç shikohet, ne kete formacion jane dy futbolliste te Vllaznise, Adili dhe Latifi.