Eni Imami më në fund është gati dhe pritet të zbarkojë në stërvitje me Dinamon për të përgatitur ndeshjen e fundjavës ndaj Kastriotit.

Siç u raportua ditë më parë, ish-mbrojtësi i Tiranës e Vllaznisë u infektua dhe iu desh të ndërpriste stërvitjen e të mungonte në derbin me Partizanin në çerekfinale të Kupës dhe atë të javës së shkuar në Superiore ndaj Egnatias.

Lajmin e shërimit e ka njoftuar vetë Imami, në një mënyrë mbrojtësi shkruan: “Meqë dola negativ sot. Gëzuar!”.

Tiranasi ka arritur të bëjë shumë mirë me Dinamon në këtë sezon dhe ka luajtur 16 ndeshje në Superiore, të gjitha si titullar duke shënuar edhe 1 gol.