Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Dy futbollistë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Pavaresisht lojes jo shume bindese ndaj Bylisit, ka patur disa futbolliste te Vllaznise te cilet kane rene ne sy per performancen e tyre te mire dhe si rrjedhoje jane perfshire edhe ne formacionin e saj te “Oversport” nga Andi Lila.

Behet fjale per Herald Markun dhe 19 vjeçarin Rejan Alivoda. Ata jane pjese e 11-shes me te mire te javes se 9-te, fale paraqitjes se mire ne kete 90 minutesh i cili perfundoi me rezultatin 2-1 ne favor te kuqebluve.

Ne porte, Lila ka vendosur portierin shkodran te Egnatias Alen Sherri. Ne mbrojtjen me tre, ai ka vendosur Maloten e Egnatias, Krasniqin e Erzenit dhe Turkajn e Laçit. Nderkohe ne mesfushen me kater lojtare ka vend per dy futbollistet e Vllaznise Rejan Alivoda dhe Herald Marku.

Dy te tjeret qe plotesojne kete repart jane Ujka i Laçit dhe Hoti i Partizanit. Ndersa ne sulm, ne 11-shen me te mire te javes jane perzgjedhur Da Silva i Partizanit, Kadriu i Erzenit dhe Kaçorri i Bylisit.

Perfshirja ne formacionin me te mire te javes, kuptohet qe eshte nje bonus moral per çdo futbollist dhe sidomos per Alivoden i cili ndonese po debuton ne kete kampionat, po ben paraqitje shume te mira./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments