Një histori dhe rast i rrallë vjen nga Arton Zekaj, për të tejkaluar çdo imagjinatë të menduar. Futbollisti që luan me Lillen, e që konsiderohet si një lojtar me potencial për të ardhmen, është mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë pasqyruar për “Informer”, Zekaj është shprehur se kërkonte dhe dëshironte Serbinë, por në mungesë të ftesës, po mendon kalimin te Kosova.

“Është e vërtetë, më parë unë kam qenë kapiteni dhe tani nuk jam…Unë nuk e di sesi të përgjigjem. Nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Serbia. Nuk e di se çfarë është duke ndodhur këtu. Më ka marrë trajneri Stolica në telefon dhe më tha se duhet të provonte disa lojtarë të tjerë, duke marrë vëmendje edhe mbi mua. Më duhet të them se mund të marrë vendime të reja.

Mua më ka telefonuar Kosova dhe më kanë pyetur nëse mund të luajë për ta. Do luaj për ata nëse më kërkojnë më shumë. Do të doja që të vazhdoja me përfaqësuesen e Serbisë, por nëse ata nuk më duan, nuk mund të bëj dot asgjë. Nëse mund të zgjidhja, padyshim që është Serbia. Kjo është zgjidhja, vendi ku linda nuk më do, dhe unë zgjedh ata që më duan”, u shpreh Zeka. /Shqiperia.ch/