Ardhjet e lojtarëve për provë tek Vllaznia vazhdojnë. Ndonëse disa të tjerë janë larguar, ka edhe nga ata që vijnë dhe që do të tentojnë të bindin stafin teknik.

Pasditen e djeshme ka mbërritur në Shkodër dhe madje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin mesfushori Dejvi Bilali.

22 vjeçari elbasanas që ka luajtur sezonin e fundit me Teutën, do të mundohet të bindë trajnerin Lika për ta mbajtur në skuadër.

Ai luan si mesfushor qendre dhe testi i vërtetë për të pritet të jetë në ndeshjen miqësore që kuqeblutë do të luajnë pasditen e së shtunës ndaj Veleçikut.

Aktualisht në stërvitje me Vllazninë janë vetëm Bilali dhe nigeriani Anthony ndërsa të tjerët janë larguar.
© shkodrasport.com