Java e dytë e Superiores vazhdon sot me dy ndeshje të tjera, që zhvillohen të dyja në orën 16:45, pasi asnjëri nga stadiumet, si i Kamzës, ashtu edhe ai i Laçit, nuk kanë ndriçim.

Kamza-Partizani, që parashikohet të jetë edhe ndeshja më e fortë, do të gjykohet nga Olsi Sokoli, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Rexha dhe Shkreta.

Themi parashikohet te jete e forte sepse ne fakt e tille duhet te jete por nga sa aludohet, pritet nje fitore e Partizanit ne kete takim.

Kurse ndeshja tjetër mes Laçit dhe Luftëtarit i është besuar Orlando Kukës, një arbitri të ri, që do të ketë asistentë Rejdi Avdon dhe Ani Koçian.

Java e dytë e Superiores mbyllet nesër me ndeshjet Kastrioti-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi.