Kishin zgjedhur fillimisht Shqiperine, por me pas kane ndryshuar mendje dhe tashme perfaqesojne kombetaren italiane. E kemi fjalen per dy futbollistet shkodrane Raffaele Huli dhe Oliver Blini te cilet kane preferuar qe per momentin te luajne me Italia U15.

E kane bere kete gje edhe ne dy ndeshjet e fundit miqesore qe axurret luajten se fundi ndaj Polonise. I pari ka qene titullar ne porte ne miqesoren e dyte, ndersa i dyti ka luajtur ne miqesoren e pare, madje duke shenuar edhe njerin prej golave te fitores 3-1 te Italise.

Oliver Blini qe eshte pjese e Akademise se Empolit, luan ne repartin e sulmit dhe konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme i cili eshte nje nuhates i mire i portave kundershtare dhe po ashtu edhe nje shenues i lindur.

Nderkohe Raffaele Huli luan si portier tek Akademia e Juventusit dhe vleresohet per talentin e tij. Per momentin te dy ata kane zgjedhur te perfaqesojne Italine, por ne te ardhmen me shume siguri qe gjerat do te ndryshojne dhe ata mund te veshin serish fanellen kuqezi.
Gjergj KOLA