Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE ardhmja e Rubin Hebajt, Teuta del me vendim zyrtar

E ardhmja e Rubin Hebajt, Teuta del me vendim zyrtar

Një përfundim logjik pas performancës së sulmuesit shkodran në Europa League dhe në Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës. Rubin Hebaj, i cili kërkohej me ngulm edhe nga Vllaznia, ka firmosur kontratën e re me Teutën, e vlefshme deri në verë të 2021-shit.

Njoftimi i Teutës:

“Teuta i ka zgjatur kontratën për një vit tjetër sulmuesit Rubin Hebaj, deri në verën e 2021, pasi kontrata aktuale i kishte skaduar në fund të këtij sezoni.

Hebaj ka firmosur kontratën e re në praninë e shefit të klubit, Enid Furxhi, dhe drejtuesve të tjerë. Sulmuesi Rubin Hebaj, i cili ka spikatur në sezoni që lam pas si dhe me tre gola të rëndësishëm ndaj Beitarit në Europa League dhe Tiranës në finalen e Superkupës, e ka zgjatur edhe për një vit marrëveshjen e tij me klubin e futbollit Teuta.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments