Sonte ne oren 21.00 ne Leiçester te Anglise do te luhet ndeshja ne mes ekipit vendas me te njejtin emer si dhe AEK te Athines, e vlefshme per Europa League.
Lajmi me interesant qe meson “SHKODRA SPORT” ne kete pragndeshje, ka te beje me faktin se pritet qe titullar nga minuta e pare me skuadren e AEK pritet te jete edhe nje futbollist 17 vjeçar nga Shqiperia.
Behet fjale per lojtarin e talentuar me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe, Mario Mitaj. Lojtari i kombetares U21 te Shqiperise ka udhetuar dje me ekipin grek drejt Anglise dhe sonte pritet te jete ne formacion, raporton shkodrasport.com.
Mitaj mendohet te luaje ne rolin e mbrojtesit te majte qe eshte edhe pozicioni i tij i preferuar. Lojtari titullar qe luan zakonisht ne kete pozicion eshte i denuar, nderkohe qe edhe nje mbrojtes tjeter i majte eshte i demtuar dhe kesisoj stafi teknik i AEK i ka besuar serish Mitajt.
Pak jave me pare ai debutoi edhe ne kampionatin grek duke hyre ne histori si lojtari me i ri nga te huajt qe eshte aktivizuar me AEK. Sonte ai shenon nje tjeter risi teksa pritet te debutoje edhe ne Europe si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/