Juventusi kërkon të bëjë sërish merkato te Napoli. Bardhezinjtë së fundmi po shfaqin interes për Elseid Hysajn. “Corriere del Mezzogiorno”, i ka dedikuar një shkrim mbrojtësit të përfaqësues sonë. “Juve troket te Napoli, këtë herë dëshiron Hysajn, por Napoli ka thënë jo”, shkruan gazeta italiane.

Mendohet se oferta e parë ka qenë 40 milionë euro, e cila është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e të kaltërve. Bardhezinjtë mund të ndjekin edhe të njëjtën rrugë siç vepruan me Higuain, për të paguar klauzolën e tij, e cila shkon në 50 milionë euro. “Hysaj nuk preket!”, ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit, të cilët nuk dëshirojnë të privohet nga një prej lojtarëve më të mirë që kanë në skuadër.

© shkodrasport.com