PSG u eliminua nga Real Madrid në Champions League me humbjen 1-3 dhe zhgënjimi është i madh në kampin francez sepse askush ndoshta nuk e kishte menduar nje gje te tille.

Pas ndeshjes presidenti Nasser Al-Khelaifi u tërbua me arbitrin e ndeshjes, kurse Neymar u përplas me portierin Donnarumma ne rastin e golit te barazimit qe i hapi rruge dominimit madrilen.

Tashmë një tjetër zhvillim ka ndodhur te PSG. Sipas mediave në Spanjë, Leo Messi me eliminimin nga Champions League ka kërkuar largimin në verë.

Argjentinasi është lakuar shumë për një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Inter Miami. Megjithate duhet pritur se çfare do te ndodhe deri ateher.