Çelsi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, me presidentin Tod Bohli që ka bërë gati një listë për të zgjedhur në fund se kujt do t’ia besojë stolin.

I fundit që i është bashkuar kësaj liste është Vinsent Kompani. Ish-kapiteni i Mançester Sitit ka bërë një punë të mirë me Bërnlejn, duke e rikthyer menjëherë në Premier Ligë dhe kjo ka rënë në sy të presidentit amerikan.

Gjithashtu e interesuar për të është edhe Totenhemi, që prej kohësh kërkon një trajner pas shkarkimit të Kontes.

Gjithashtu në listën e Çelsit janë edhe Luis Enrike, Julian Nagelsman, Mauricio Poçetino dhe Ruben Amorim i Sportingut.