E ardhmja e Robert Levandovskit do të jetë në Spanjë.

Dhe jo te Real Madrid që e ndjek prej shumë vitesh e shpeshherë është përmendur si destinacioni i tij më i mundshëm, por te Barcelona, një skuadër ku ai mendon të kalojë eksperiencën e fundit të rëndësishme të karrierës.

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, ku e përditshmja katalanase “Sport” insiston se Levandovski është shumë pranë firmës për të luajtur me skuadrën e drejtuar nga Çavi Hernandez.

Futbollistit i kanë ofruar një kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026 dhe polaku është dakord për të provuar këtë eksperiencë të re.

Por nga Gjermania theksojnë se në tavolinën e Bajernit nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë dhe bavarezët kanë një avantazh sepse futbollisti ka kontratë edhe për një tjetër vit ndaj nuk do të jetë e thjeshtë që të largohet në verë pa miratimin e klubit.