Merkato e janarit ka ditë që ka nisur dhe duket se për shumë futbollistë të përfaqësues sonë ka interesa të vazhdueshme edhe nga skuadra të njohura. Berat Gjimshiti, mbrojtësi shtatlartë që është edhe titullarë në skuadrën kuqezi të Panuçit, duket se së fundmi është në “radarët” e skuadrës së njohur turke, Beshiktash.

Në nëntorin e vitit të shkuar, agjenti i tij, Çekareli tha se ai është në planet e Atalantës, falë aktivizimit si titullarë dhe formës në rritje, madje u tha se edhe ka rinovuar për një sezon.

Mirëpo, duket se turqit janë joshur nga shtatlarti shqiptar që me eksperiencën e fituar së fundmi, tashmë mund të lërë Seria A dhe të shkojë në Turqi te një nga klubet më të njohura. Drejtuesit turq kanë pasur edhe një takim në Milano me agjentin e Gjimshitit, ndaj edhe me shumë gjasa, ai mund të luajë në Turqi në vazhdim.

Nga Beshiktashi priten largimet e Pepes dhe Enzo Rokos që u ka përfunduar kontrata, ndërsa për Demagoi Vidan, nënkampionin e Kroacisë ka shumë oferta. Me tre mbrojtësa “firo’ duket se Gjimshiti është zgjedhja e duhur për turqit në këtë periudhë./vipsport/