Ndoshta sot gaboi me ndertimin e formacionit, me skemen e lojes qe aplikoi apo dhe zevendesimet e bera. Mirsad Jonuz kuptohet qe ka dale i zhgenjyer nga gjithe ajo çfare ndodhi ne ndeshjen e sotme ndaj Laçit, te cilen Vllaznia e humbi me rezultatin 0-3.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte menyra e reagimit te tifozeve shkodrane, kryesisht ne rrjetet sociale. Ata jane shfaqur shume te zhgenjyer edhe me trajnerin perveçse me futbollistet.

Ne fakt, kjo duket paksa e habitshme. Specialistet, gazetaret dhe çdokush tjeter, deri para kesaj ndeshje ia faturonin trajnerit maqedonas suksesin e deritanishem te skuadres. Ai ka krijuar nje kolektiv te mire dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe rezultatet e mira ne fazen e pare.

Sot nderkohe eshte tjeter gje. Edhe per Jonuz ka shume kritika, ndonese eshte i njejti me ate te para dy diteve. Vete tekniku pranon edhe gabimet qe mund te kete bere, por kur vjen puna per analize, kuptohet se ai tregon edhe shkaqet qe çuan ne kete disfate.

Fizikisht skuadra nuk mund te perballoje 3 ndeshje ne jave, mungesat qe ajo mund te kete ndikojne ne menyren e ndertimit te formacionit dhe skemes se lojes.

Megjithate Mirsad Jonuz asnjehere nuk fajesoi lojtaret dhe nuk deshiron te humbe besimin tek ta. Edhe pas ndeshjes se sotme deklaroi se “keta lojtare moren 15 pike ne fazen e pare dhe do te jene po ata qe do te bejne mire serish edhe ne te ardhmen”.

Nderkohe tekniku duhet te vazhdoje i qete punen. Ata qe deri dje e konsideronin “heroin” e Vllaznise kurrsesi qe brenda pak kohesh nuk mund ta shnderrojne ne “fajtor”.
www.shkodrasport.com